Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi dhe gazetarja Aleksandra Bogdani të ftuar në emisioni ‘Në Shënjestër’ në ‘News24’ me gazetaren Klodiana Lala, folën për situatën kriminalistike në vend si edhe trafikun e drogës.
Gjatë fjalës së tij ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, tha se organet hetimore në vend duhet të kenë një tjetër nivel përgatitje për të hetuar krimet e ndodhura.
“Ne po flasim për disa persona që vijnë me master krimi në Shqipëri. Organet hetimore duhet të jenë të përgatitur për një stad tjetër”, tha Beçi.
Ai gjithashtu u shpreh se Shqipëria nuk mund të përballojë kaq shumë personazhe të botës së krimit, duke shtuar se krimi ka një nivel të lartë.
“Në kuptimin e kriminelëve, ata kanë filluar të mësojnë disa gjuhë të huaja, ndërsa organet tona ende nuk janë mësuar. Shqipëria nuk është treg që mund të përballojë kaq shumë personazhet e krimit të organizuar. Krimi i organizuar shqiptar ka marrë një hov që nuk duket fare në Shqipëri, por vetëm jashtë”, tha ai.
Nga ana tjetër shtoi , gazetarja Aleksandra Bogdani tha se në Shqipëri larja e hesapeve është kthyer në një problem serioz , duke shtuar se në vend investohen dhe pastrohen paratë e trafikut të drogës.
“Paratë e trafikut të drogës investohen, pastrohen në Shqipëri. E gjithë kjo para është shumë e dukshme”, tha ajo, ndërsa shtroi pyetjen,- Përse ky lumë parash që investohet në Shqipëri nuk shikohet nga askush? BW