Basha publikon videomesazhin: Çdo alibi kundër Vetting-ut të politikanëve nxjerr zbuluar llumin e tranzicionit…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sërish një pjesë nga fjala e tij sot gjatë konferencës me gazetarët, ku kryefjalë e këtij mesazhi ishte vettingu në politikë.

Basha në mesazhin e tij thekson se çdo alibi kundër vettingut të politikanëve nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng.

“I lind detyrimi që të dalin haptas para shqiptarëve duke pranuar këto propozime kushtetuese bashkërisht i mbyllim derën tranzicionit me vetëdijen më të plotë dhe qetësinë më të madhe se kushdo që meriton që përmes këtyre masave të largohet nga politika, duhet të largohet nga politika. S’ka rëndësi është socialist, demokrat, apo ndonjë partie tjetër.

Çdo alibi vetëm sa nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng. Peng të një klase politike të ndryshkur, të majmur, të zvetënuar, të dalë nga vetja dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i shqiptarëve.
Ne refuzojmë të jemi pjesë e asaj klase politike.
Ky ka qenë lajtmotivi i gjithë qëndrimeve tona për dy vite.
Ndryshimi ka qenë kryefjala e fushatës tonë zgjedhore. Nuk ka masakër zgjedhore të na heqë ne nga misioni i ndryshimit.
Ndryshimi do të bëhet me çdo kosto.”, -thuhet në fjalimin e Bashës.

 

Next Post

Comments 1

  1. Lili says:

    Ti vrases ordiner,kujton se nuk te njohim?!! Kriminel,hajdut intrigant

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com