Nga Arben Duka
Tani po duket pse Saliu,
e zgjodhi Lulin kryetar,
jo se është djalë i zoti,
por për ta pasur si ushtar!
Për sa kohë që Basha,
nuk e ngiste atë shkretëtirë,
pa dyshim që ishte,
djali më i mirë!
Kur Luli një nga një,
njerëzit më të afërt ja largoi,
Saliu s’e hapi gojën,
as për Jozefinën nuk reagoi!
Por do të vinte një ditë,
që po e quajmë ditën e provës së zjarrit,
që do vërtetonte nëse Luli,
ishte apo s’ishte në rolin e ushtarit!
Pas shumë hezitimesh,
më në fund Luli provën do kalonte,
ku pa çak-pa bam,
Saliun nga partia do përjashtonte!
“Lideri historik” i Partisë,
u godit si nga rryma elektrike,
dhe ngriti foltoren e famshme,
për të shpëtuar Partinë Demokratike!
Ca budallenj të lindur,
në çdo qytet gjente ky matrapik,
po Partia Demokratike,
nuk kishte as më të voglin rrezik!
Më në fund Lulëzimi reagoi,
për foltoren e Salisë,
dhe tha se halli i tija,
s’do bëhej kurrë halli i partisë!
Ja dogji të gjitha Saliut,
fantazira e plane,
kur tha se në PD-ë s’do ketë asnjë votim,
me përmbajtje antiamerikane!
Ne i kishim thënë Lulit,
shumë më parë se të reagonte,
se në betejën me Saliun,
vetëm karta amerikane i mjaftonte!
/Dita