Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë realizuar 2, 140 teste, prej të cilëve 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, ndërsa bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë.
Autoritetet shëndetësore gjithashtu njoftojnë se 61 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 157, 083 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.705 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.514.370 doza të vaksinës.
Deri më sot 681.450 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 515./m.j