Kreu i PD Lulzim Basha, është shprehur se nuk del në bazë në këtë kohë për të mos garuar me ish-kryeministrin Berisha se kush do t’i mbush më shumë sallat me demokratë.
Megjithatë, Basha tha se e ka më të lehtë se Berisha të mbledhë demokratët, por nuk e bej nje gje te tille pasi nuk do qe Doktori te ndjehet keq.
Pse nuk dilni në bazë të përballeni me anëtarësinë?
“Kam dalë më shumë se çdo kryetar i PD në këto 30 vite. Por unë nuk jam nga ata që shfrytëzoj, nga ata që bëjnë gara në momente të tilla, me autokolonë apo se kush mbush sallën më shumë. E kam më të lehtë po nuk dua të vendos në pozita inferioritet zotin Berisha.
Jam vetëpërmbajtur dhe do vetëpërmbahen, me bindjen e thellë, se siç janë të qartë demokratët, unë dhe shqiptarët, që çdokush që është i zemëruar të qetësohet. Oportunistëve dhe inatçorëve ju them se rruga pa krye ku jeni futur dhe abuzimi që po bëni me gjendjen e ish-kryetarit, fatura do tju vijë sikur nuk ua kam dhënë në 8 vite. Fatura politike domethënë…”
Cilat janë ish-ministrat e PD që kanë janë pasuruar gjatë qeverisjes së Ramës?
“I dini ju të medias. I dinë pronarët tuaj. E di dhe prokuroria, e di dhe Edi Rama. Shikoni kush është graduar dhe pasuruar pas 2013. Kanë vendosur që në 8 vite në qeverisjen e PD janë pasuruar, dhe në 8 vite në opozitë nuk janë kujtuar. Demokratët i njohin.”/m.j