Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar për vdekjen e 4 e shtetasve 4 ditë më parë në një hotel në Qerret, Kavajë.
E kontaktuar nga “Top Channel” ambasada deklaroi se mezi pret zbardhjen e plotë të ngjarjes nga autoriteteve shqiptare për vdekjen misterioze të 4 turistëve.
“Ambasada tashmë ka bërë një reagim të dielën. Ambasada si institucion nuk është organi hetimor ose prokuroritë, në raste të tilla detyra jonë është të jemi pikë kontakti ndërmjet organeve hetimore të të dyja vendeve dhe të organizojmë çështje teknike(riatdhesimi i trupave).
Jemi në kontakt me autoritetet shqiptare dhe mezi po presim zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedive. vetëm kaq mund të themi”, sipas ambasadës.
Ndërkohë, Prokuroria e Kavajës ka nisur hetimet për ngjarjen në fjalë duke e regjistruar si “vrasje” edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion përfundimtar.
Kujtojmë se familja ruse, prindërit me vajzën dhe të fejuarin e saj u gjetën pa jetë në pishinën dimërore të një hoteli në zonën turistike të Qerretit më 16 tetor./m.j