Misioni i vëzhguesve të Bashkimit Evropian i ka cilësuar zgjedhjet e mbrojtura të dielën në Kosovë si të mira. Në një konferencë për mediat, shefi i këtij misioni, Lukas Mandl, ka thënë se zgjedhjet lokale kanë qenë të planifikuara mirë dhe janë respektuar të drejtat themelore.
“Procesi zgjedhor është ende në vazhdim e sipër dhe procesi i numërimit është duke vazhduar ende. Prandaj, konkluzionet tona janë preliminare. Zgjedhjet e 17 Tetorit kanë qenë të organizuara mirë, për fat të keq gratë kanë qenë të nënpërfaqësuar. Mediat kanë kontribuar për t’i informuar votuesit. Administrimi transparent i zgjedhjeve ka bërë që procedurat të kryhen brenda afateve zgjedhore”, ka thënë Mandl.
Sipas misionit të vëzhguesve lista serbe kanë bërë presion tek votuesit për të votuar tek ta.
“Lista Serbe ka monopolizuar jetën e serbëve të Kosovës dhe siç kanë treguar disa bashkëbisedues ka pasur kërcënime nga Lista Serbe”, tha ai.
Nga ana tjetër udhëheqësja e Delegacionit të Anëtarëve të Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka thënë se Kosova është shembull për rajonin sa i përket demokracisë.
/a.r