Një burrë 65-vjeçar në Greqi po lëvizte me automjetin e tij nga Domoko në Lamia të hënën në mëngjes, kur pak para se të mbërrinte në Lamia një bletë i hyri përmes dritares së hapur.
Shoferi, në përpjekjen e tij për ta hequr atë, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Sipas raportit të LamiaReport, makina përfundoi në një ullishte.
Në këtë aksident të çuditshëm 65-vjeçari ishte me fat, pasi makina kaloi nëpër shumë pemë, pa goditur asnjë prej tyre dhe pa u përplasur, ai u ndal.
Makina, megjithatë, pësoi dëme materiale dhe duhej të shkonte në servisin më të afërt në rrugë, ku me ndihmën e Policisë Rrugore, e cila rregullonte trafikun, arriti të nxirrte makinën nga ullishta.