Por, a do të jetë pjesë e amendamenteve për vettingun në politikë lista e personave që janë shpallur “non grata” nga SHBA, i fundit, ish-kryeministri Sali Berisha, që ka shkaktuar një furtunë në PD me “Foltoren”?
Kreu i PD Lulzim Basha, pa permendur emra eshte shprehur se duhet te pastrohet politika nga politikanet e korruptuar, duke nenkuptuar dhe Berishen, i cili eshte klasifikuar nga SHBA si politikan me korrupsion te theksuar, minim te demokracise dhe presion ndaj drejtesise!.
“Do të shikoni nga amendamentet që do të bëhen publike se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë mbarë popullore nga socialistë dhe demokratë, nga njerëz të thjeshtë të këtij vendi, elita, të rinjtë, studentët, që të kemi një politikë me politikanë pa lidhje pa krimin, që arrijnë të përligjin çfarë pasurish kanë.
Me këtë hap i shërbejmë prioriteteve ndaj shqiptarëve, nuk është favor ndaj PD-së dhe opozitës. Po të ishte pragmatike do të ishin shumë cështje të tjera që do i dërgonim të parat. Në atë Kuvend jemi me fuqinë që na dhanë shqiptarët që të rikthejmë vendin në kushtet e legjitimitetit. Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga personat e korruptuar” deklaroi ai./m.j