Një kaos i vërtetë ka plasur në një ndeshje në divizionin e katër në Portugali, ku ka pasur edhe të shtëna armës.
Gjithçka ndodhi në përfundim të ndeshjes mes Olimpico do Montijo dhe Vitoria B. Në fund të takimit, shpërtheu një sherr mes lojtarëve të të dyja skuadrave.
Situata degradoi më tej, teksa në fushë u futën edhe tifozët, duke goditur lojtarët. Policët që ndodheshin aty, ndërhynë menjëherë, por e kishin të pamundur për të qetësuar lojtarët dhe tifozët.
Në një moment, dy prej policëve gjuajnë me armë në ajër, në tentativë për të frikësuar personat e përfshirë në sherr.
/a.r