Dy fëmijë të vegjël të evakuuar nga Afganistani në Shqipëri kanë shprehur falenderimin e tyre nëpërmjet një krijimtarie të veçantë. Të miturit kanë vizatuar përkrahë njëri-tjetrit flamurët e Afganistanit, Shqipërisë dhe atë amerikan në formë falenderimi për mirëpritjen e tyre. Me dëshirën e fëmijëve piktura ka mbërritur në duart e kryeministrit Rama. Pamjet janë publikuar nga organizata humanitare ‘Spirit of America’.
Lexo.al