Ka përfunduar pa incidente të mëdha procesi zgjedhor sot në Kosovë. Qytetarët iu janë drejtuar kutive të votimit në 38 komuna, për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët.
Të gjitha qendrat e votimit u hapën me kohë në orën 07:00 të mëngjesit dhe vetëm disa minuta më parë në orën 19:00.
Në këto zgjedhje të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 qytetarë. Numri i qendrave të votimit në tërë Kosovën ka qenë 883 ndërkaq i vendvotimeve ishte 2,477.
***
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit kanë votuar 43 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.
Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 96 për qind e të dhënave të përpunuara, del se 42.85 për qind e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës.
KQZ-ha thotë se mbi 776 mijë qytetarë votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komunat e Kosovës.