Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është larguar sot nga spitali në Kaliforni pasi kaloi pesë netë duke trajtuar një infeksion.
Clinton krah për krah me bashkëshorten dhe ish-kandidaten për Presidente, Hillary Clinton bëri me shenjë se gjithçka është mirë pasi doli ngadalë nga spitali dhe u përshëndet me stafin para kamerave.
Ish-presidenti 75 vjeçar “u lirua nga qendra UC Irvine”, u tha në një deklaratë nga doktori Alpesh Amin, përmes një zëdhënësi të Clinton.
“Temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në New York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”,shtoi Amin.
Lideri i ShBA-së në vitet 1993-2001 u shtrua të martën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni që nuk lidhet me COVID-19.
/a.r