Eurokomisioneri për Punët dhe të Drejtat Sociale, Nicolas Schmit, paralajmëroi për rritje të varfërisë në Evropë për shkak të krizës së energjisë, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten.
“Tashmë ka miliona që vuajnë nga varfëria prej energjisë në bllok dhe ky numër mund të vazhdojë të rritet”, tha Schmit.
“Komisioni Evropian mund t’i ndihmojë vendet e BE-së të kufizojnë ndikimin e çmimeve të larta aktuale të energjisë në publik, por kryesisht u takonte qeverive kombëtare të ndërmarrin veprime”, shtoi ai.
Konfederata Sindikale Evropiane ETUC tha se në shtator të dhënat treguan se më shumë se 2,7 milionë persona në Evropë nuk mund të përballonin më ngrohjen e shtëpive të tyre, pavarësisht se ishin në punë.
Të premten, zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz vuri në dukje se “është e rëndësishme të ketë një koordinim në mbarë Evropën” dhe të veprohet brenda rregullave aktuale për tregun e brendshëm të BE-së.
/a.r