Jennifer Gates , vajza më e madhe e biznesmenit miliarder Bill Gates dhe Melinda French Gates, është martuar. 25-vjecarja u martua me Nayel Nassar, një milioner nga Egjipti në Westchester County, New York, shkruan People.
Përpara ditës së saj të madhe, Jennifer gjithashtu kaloi kohë në New York me familjen e saj, përfshirë nënën Melinda, e cila ndihmoi me ditën e madhe të vajzës së saj.
“Jennifer është shumë e lidhur me nënën e saj. Melinda është një pjesë e madhe e përgatitjeve të dasmës”, tha një burim.
Dasma erdhi një muaj pasi Melinda organizoi një festë private në natyrë për vajzën e saj, në të cilën morën pjesë një numër grash të rëndësishme në jetën e Jennifer.
Bill dhe Melinda Gates, të cilët u divorcuan në Gusht pas 27 vitesh martesë, u panë së bashku duke u takuar me mysafirët në një darkë provash, përpara dasmës së vajzës së tyre.