Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçarit në Peqin, trupi i pajetë i të cilit u gjet në afërsi të lumit Shkumbin.
Raportohet se viktima ka dy plagë me armë zjarri, përkatësisht një pas shpinës dhe një anësore nga brinjët.
Nga të dhënat e para nga Prokuroria, 45-vjeçari dyshohet se është vrarë mëngjesin e kësaj të diele ose mbrëmjen e kaluar, por jo më herët.
Ende nuk është bërë identifikimi i viktimës, por “BalkanWeb” mëson se nuk ishte banor i Peqinit.
/b.h