Të hënën nis viti i ri akademik për studentët. Pas shumë diskutimesh, vendimesh e kundër-vendimesh, rektorët vendosën për të zbatuar urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë për të pranuar vetëm studentët e vaksinuar ose ata me dokumentacione përkatëse. R
ektori Artan Hoxha ndau një mesazh ku i kërkon studentëve bashkëpunim në këtë nisje të vështirë të mësimit në universitete.
“Pas shumë vështirësive të shkaktuara nga pandemia, po kthehemi në auditor për të vijuar mësimin normalisht. Një vendim i vështirë, por i duhur, me bindjen e plotë se ju do të tregoni përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale për të vazhduar procesin e vaksinimit dhe zbatimin e masave mbrojtëse ndaj virusit”, tha Hoxha.
“Mbarëvajtja e këtij viti akademik do të varet shumë nga sjellja jonë në raport me masat mbrojtëse”, shtoi rektori Artan Hoxha.
/b.h