Mbrëmjen e sotme para ambasadës shqiptare në Serbi një grup qytetarësh të të djathtës ekstreme janë mbledhur dhe kanë protestuar, duke lëshuar thirrje “Kosova është Serbi”.
Për këtë protestë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili ndodhet në qytetin e Shkodrës. Ai është shprehur se ata persona janë ekstremistë që nuk duan të pranojnë realitetin, teksa shtoi se janë të inkurajuar nga shteti serb.
“Ka në Kosove ekstremistë qe nuk duan ta pranojnë realitetin dhe që shkojnë kundër vlerave demokratike dhe europiane mirëpo ata janë një pakice e papërfillshme ndonëse nganjëherë e dhunshme dhe besoj se në përgjithesi janë të inkurajuar nga Beogradi, energjia e tyre nuk vjen nga poshtë por nga lart”, tha ai./m.j