Transmetueshmëria e lartë e virusit dhe mutacioni Delta ka bërë që të preken gjithnjë e më shumë të rinj të pavaksinuar. Nga grupmosha 20-39 vjeç kanë humbur jetën 2 % e totalit të vdekjeve, afërsisht 60 persona.
Sipas ekspertëve skepticizmi i të rinjve për t’u vaksinuar solli edhe një trend në rritje të shtrimeve në spital tek kjo grupmoshë. Prej fillimit të pandemisë në Shqipëri kanë humbur jetën mbi 2800 persona.
Tirana vijon të mbaje numrin më të lartë të viktimave me 1134 te tillë, e ndjekur nga Elbasani me 280, Durrësi me 276 dhe Fieri me 274.
Sipas mjekëve vaksinimi dhe rritja e mbulesës vaksinale në popullatë do të sillte një ndërprerje të zinxhirit të infektimeve si dhe do të krijonte mbrojtje nga format e rënda të sëmundjes.
Tv Klan