Kanali i ndotur që nis në afërsi të urës së Dajlanit pasi përshkruan dy lagje përfundon në hidrovor prej 20 vitesh është kthyer në një shqetësim për banorët e Shkozetit dhe ish-kënetës.
Kanali 4 km i gjatë ka shërbyer për mbledhjen e ujrave të larta të cilat shkarkoheshin hidovor. Ndërsa në dy dekada e fundit në të shkakohen edhe ujrat e zeza. Banorët e Shkozetit kërkojnë që autoritetet të ndërhyjnë sa më parë.
“Era është e padurueshme. Disa herë jemi ankuar po s’është bërë asnjë gjë. Të rregullohet sa më parë të mbulohet. Është sëmundllik i gjallë është kanal vrasës”.
“Këtu është bërë ambjent shumë i keq”.
“Kam 18 vjet që kam ardhur kështu ka qënë këtu. Të bëhen kanalet të futen tubat dhe të mbulohet e do jemi në rregull”.
Siç duket dhe nga pamjet në këtë kanal hidhen dhe mbeturina.
“Shteti duhet të verë dorë duhet të pastrojë këto mbeturinat. Këtu nuk jetohet”.
Përgjatë këtij kanali nga Shkozeti, Spitalla deri tek ish këneta jetojnë afro 60 mijë banorë. Abc pyeti në Bashkinë e Durrësit nëse ka ndonjë projekt për të ndërhyrë. Burimet na thanë se mbulimi I këtij kanali ka një kosto shumë të lartë që bashkia nuk e përballon dot. Ndaj dhe nevojitet ndihmë financiare nga qeveria./Abcnews.al