Duket se situata e Covid-19 në Kosovë tashmë prej ditësh po sheh përmirësime të dukshme. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Po ashtu pozitive është situata edhe për sa i përket fataliteteve ku asnjë qytetar nuk ka humbur jetën.
Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.