Pyetjes se kur të mbledhë Sali Berisha Kuvendin Kombëtar të PD, Flamur Noka iu përgjigj nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ende nuk ka një datë fikse, por synimi është të mblidhet brenda këtij viti.
“Numri i firmave është tejkaluar me kohë. Foltorja do të ezaurohet deri në fund të takimeve dhe pastaj sipas statutit do operohet për të njoftuar selinë dhe thirrjen e Kuvendit kombëtar. Nuk ka datë se kur mund të mblidhet por nuk do zgjasë shumë, ne synojmë të mblidhet brenda vitit”, tha Noka.
Ai gjithashtu tha se Sali Berisha ka bërë me dije rikthimin e tij dhe sipas tij rikthimi nuk është thjeshtë deputet, apo anëtar por rikthimi i tij nënkupton rikthim në krye të PD.
“Sali Berisha ka bërë me dije rikthimin e tij dhe rikthimi i tij nuk është thjeshtë deputet, apo anëtar, rikthimi i Berishës është rikthim në krye të PD. Por ai ka bërë me dije një gjë të tjetër se primari do jetë prioriteti absolut”, tha Noka.
/a.r