Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Vlorës për dy efektivë, kundër të cilëve ishte vendosur masa e arrestit për dy akuza “Pezullim i ushtrimit të një detyre, a shërbimi publik” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.
Në një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se janë arrestuar: L.D., me detyrë N/Specialist (SPZ) për Rendin në Stacionin e Policisë Selenicë të Komisariatit të Policisë Vlorë; dhe M.A., me detyrë Specialist për Rendin (SPZ) në Stacionin e Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Ndërkohë, por sot është arrestuar dhe një efektiv në Ersekë, pasi rreth orës 12:30, në datë 13.10.2021, në vendin e quajtur ish-Pazari në qytetin e Ersekës, duke drejtuar mjetin e tij është aksidentuar, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
Nga hetimet ka rezultuar se automjeti ishte pa dokumentacionin përkatës dhe targat i përkisnin një automjeti tjetër të çregjistruar.
Ndërkohë bëhet me dije se automjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe efektivi ka qenë në gjendje të dehur.
/a.r