Në fund të muajit tetor Shqipëria do të marrë një borxh 500 deri në 700 mln euro në tregjet ndërkombëtare.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se ky eurobond do të përdoret për të financuar shëndetësinë dhe infrastrukturën.
Por poeti Arben Duka i njohur për krahasimet në vargje mes socializmit të dikurshëm dhe rrëmujës së sotme, “përgjigjet” me vargje:
Unë jam një i vjedhur,
s’u them dot:”U lumtë!”,
atyre që grinë,
pasurinë e shumtë!.
Me kalem të dreqit,
fati na qe shkruar,
çfarë qe e të gjithëve,
u vol nga pak duar!.
Ishim barabar,
kur ishim në start,
por ca në finish,
patën “fat” të artë!.
Ca fare të paktë,
në zenith u ngritën,
gjer tullën e fundit,
vendit ja grabitën!
Dhe bënë pasuri,
super të mëdha,
e shtet i mavrisur,
kurrë s’ka para!.
Nuk di si do vinë,
ditë më të mira,
kur duhet të lajmë,
borxhe e kredira!
Diktaturë “e egër”,
çudi qe vërtet,
shkoni dhe e pysni
si bënte për lekë
Se në Nëntëdhjetën,
kur ju shua ylli,
asnjë qindarkë borxh,
epokën e mbylli!
Sot si duken bathët,
borxhe prapë do marrin,
brezat që do vijnë,
jashtë do kenë litarin!
/Gazeta Dita/ a.r
Komunistë të fëlliqur.