Nëse ka një marrëdhënie të diskutueshme në skenën e VIP-ave, është ajo e futbollistit Jesé Rodríguez me Aurah Ruiz. Konfliktet e tyre janë të shpeshta dhe të ashpra. Jesé dhe Aurah kanë një djalë nga lidhja e përbashkët, Nyan.
Prandaj, në emër të tij, është e zakonshme që të dy të shkëmbejnë të gjitha llojet e akuzave, madje kalojnë kohë edhe në gjykatë për divorcin. Modelja spanjolle, që bën edhe këngëtaren, por edhe influencuesen, e riparoi marrëdhënien me futbollistin në fund të vitit 2020, por duket se gjërat nuk përfunduan me këmbën e djathtë, pasi zërat për tradhti e rrethuan përsëri Jesé.
Tashmë, armiqësia mes të dyve është rikthyer, madje më e ashpër se kurrë. Jesé ka përfunduar duke u grindur keq me Aurah në një koncert. Influencuesja e goditi sulmuesin e UD Las Palmas, pas një sherri verbal, sipas “Canarias 7”.
Imazhet e përplasjes së fundit kanë rrjedhur në rrjetet sociale. Fjala është për një video të regjistruar gjatë incidentit spektakolar, që duket se ka ndodhur në dalje të koncertit, në parkingun e “Gren Canaria Arena”. Futbollisti u pa të dilte nga aty duke çaluar, ndërsa Aurah iku me makinë.
Modelja ka tentuar ta godasë me makinë babanë e djalit të saj, i cili është shmangur, por pa dalë “pa lagur”. Fakti se çalonte në dalje të garazhit dhe nuk ka marrë pjesë në stërvitje me klubin e tij tregon se është dëmtuar seriozisht.
Tani për tani, Aurah ka dashur ta mohojë ndarjen nga Jese përmes rrjeteve të saj sociale, ku ka ndarë edhe një imazh, në të cilin shihen së bashku në shtëpi, me të voglin e tyre.
/a.r