Gazetarja Fjodora Fjora , e cila është një nënë e vetme, tregon se në fillim kur vendosi që të birësojë djalin e saj iu desh të përballej edhe me paragjykimet e shoqërisë.
Ajo që Fjora theksoi është se nuk është kundër martesës, por shtoi se nuk duhet gjykuar mënyra sesi dikush vendos të krijojë familje nga rrethanat që i vijnë gjatë jetës.
“Kur vendosa të kem një fëmijë të birësuar, unë mora edhe leje lindjeje.
Unë vendosa që të birësoja një fëmijë.
Në atë kohë sapo kishte kaluar ligji për birësime nga prindër të vetëm.
Nuk e pata të thjeshtë, vuajta dhe pjesën e fjalëve.
Nuk kam hequr dorë së kërkuari dikë që më do e ta dua.
Nuk jam kundër martesës, të gjithë miqtë e mi janë martuar”, tha ajo.
g.kosovari