Redi Balla, 22-vjeçari i cili mbeti i plagosur në atentatin e mbrëmjes së djeshme në Komunën e Parisit, është mbështetës i ish-kryeministrit Sali Berisha. I riu i cili mori dy plumba në zonën e kofshës në këmbën e djathtë, postonte në rrjetin e tij social ‘Facebook’, vite më parë mbështetjen ndaj Berishës.
’23 qershor, partia demokratike. Ne jemi ndryshimi përpara, maj madhi n vend, SB.’, shkruante Balla në ‘Facebook’ për Berishën, duke ndarë dhe foton e ish-liderit të PD-së, shkruan dosja.al.
Redi Balla u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit. Atentati ndaj tij ndodhi gjatë pushimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni, kur i riu ishte nisur drejt makinës së tij të parkuar në atë zonë. Balla u plagos nga persona ende të paidentifikuar. 22-vjeçari ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë.
g.kosvari