Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Polonisë është mbyllur pa gola, me një barazim në lojë e luftë të fortë sportive. Një barazim, pavarësisht diferencës që kishin mes tyre 11-shet që zbritën në fushë nga minuta e parë, sipas portalit “Transfermarkt”.
Sipas përllogaritjeve, i gjithë formacioni titullar i Shqipërisë sot kushtonte 50 milionë euro, me Kumbullën si lojtarin më të shtrenjtë me 25 milionë euro si vlerë kartoni dhe dyshen Trashi-Ramadani që kushtonin më pak, me nga 450 mijë euro secili.
Nga ana tjetër, Levandovski & Co kushtojnë 201 milionë euro si vlerë kartoni. Pikërisht sulmuesi është ai që kushton më shumë mes atyre që zbritën nga minuta e parë në fushë në “Air Albania” me 60 milionë euro, ndërsa lojtari që vlen më pak është Glik me 2 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL