Kanë përfunduar 45- minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Poloni, e vlefshme për eleminatoret e kampionatit Botëror.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, me një Shqipëri që ka zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë duke pasur raste të arta për shënim.
Për tu theksuar është atmosfera e jashtëzakonshme në shkallët e stadiumit “Air Albania” nga ana e tifozave kuqezi të cilët po i japin një përkrahje të madhe lojtarëve.
Rreth 22 mijë tifozë janë të pranishëm në stadium në mbeshtetje të Shqipërisë.