Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa këtë të martë ka komentuar situatën e krizës energjitike dhe rritjes së çmimeve që ka përfshirë vendin tonë dhe Evropën.
Xhepa në një intervistë për gazetaren Jonida Shehu, në Radar ka theksuar se raporti i FMN ishte një këmbanë alarmi dhe e vetmja e re që përfshinte ishte rritja e çmimeve.
Sipas tij rritja e çmimeve është një fakt që do të ndikojë akoma më shumë në xhepat e familjeve të varfra dhe të pensionistëve.
“Në raportin e saj FMN nuk kishte gjë tjetër veçse një këmbanë alarmi . Rritja e çmimeve ishte e reja e vetme, rreziqet manifestohen në këtë mënyrë ku rreziqet e deflacionit të rënieve të çmimeve ka më shumë se një dekadë që ne po përjetojmë inflacion, që do të çojë në rritjen e normave të interesit në bankat qendrore.
Rritja e normave të interesit me stimuj fiskal të paprecedentë të borxheve publike kjo është një situatë e rrezikshme, pasi rritja e normës së interesit do të rritet boshti i borxhit. Rritja e çmimeve gërryen të ardhurat e qytetarëve, sidomos tek familjet që jetojnë me të ardhurat nominale dhe rritja e inflacionit gërryen vlerën e parasë.
Qytetarët mund të marrin të njëjtën rrogë por me rritjen nuk mbushin më të njëjtën shportë me ushqime. Në Shqipëri pavarësisht se 40% e shportës shkon për ushqimet pesha që shkon për ato. Struktura e shpenzimeve për të varfrit është më e vështirë.
Ndërkohë perimet dhe frutat që janë komponent i rëndësishëm në familje kanë shkuar deri në 18%. Këmbana e dytë e alarmit është kujdes me agjendën sociale, pasi rritja e çmimeve ka çuar në destabilitetin social. Shumë vende Evropiane i tremben një gjëje të tillë.
Pensionistët që shpenzojnë për medikamente, dhe janë më të disiplinuarit për pagesat dhe më të varfërit mund tu preket ndjeshëm jetesa. Ne kemi një avantazh tjetër që është tipar dallues për shoqëritë e varfëra dhe ne kemi një kapital suporti, pra ato do të mbështeten te familjarët e tyre”, ka thënë ai.
Xhepa ndër të tjera ka theksuar se qeveria për të përballuar këtë krizë duhet të ketë në fokus familjet në nevojë.
Ai theksoi se nuk është zgjidhje ulja apo heqja e taksave pasi ato nuk ndikojnë drejtpërdrejt tek çmimet, por që 105 të taksës së shpenzuar për ushqimet ta kthejnë në mënyrë kesh tek familjet në nevojë.
“Në afat të shkurtër që i bie masat në një apo në dy vjet, në gjykimin tim kemi dy dimensione kohore, afatshkurtër dhe afatgjatë. Po ti referohemi mallrave ushqimore, epoka e ushqimeve të ulët ka marr fund, po ashtu dhe çmimi i ulët i energjisë. 2/3 e energjisë që po zhvillohet me karbon do të jetë e detyruar që të zëvendësohet me energji të pastër, që do të çojë në rritjen e çmimeve.
Ajo që mund të bëjë qeveria, në afatshkurtër TVSH e bukës dhe atë të ushqimeve do jua ktheja familjeve të varfra, në para ose me ushqime 10% të asaj që ato harxhojnë. Taksat indirekte nuk ndikojnë drejtpërdrejt në çmime nuk do të ndikonte kurrë. Ne duhet të mendojmë për politikat e subvencionit të bujqësisë”, ka thënë Xhepa.