Ndërrimi i viteve dhe ditët e para të janarit do të sjellin ulje të ndjeshme të temperaturave dhe ngrica në rrugë. Nisur nga kjo situatë Shërbimi i Emergjencave Civile këshillon qytetarët të bëjnë kujdes në një sërë aksesh rrugore mes tyre dhe Rrugën e Kombit.
Moti pritet të jetë me vranësira e reshje të dobëta shiu dhe dëbore, si dhe ulje të theksuar të temperaturës (kryesisht në orët e pasmesnatës dhe të mëngjesit), e cila në zonat malore pritet të shkojë nga -12°C deri -15°C.
Ndërkohë Ministria e Brendshme paralajmëron të gjitha firmat e mirëmbajtjes së rrugëve, ato që pastrojnë borën e hedhin kripën se nëse nuk kryejnë shërbimet sipas kontratave do të ndëshkohen me burg.
AKSET KOMBËTARE QË PREKEN NGA NGRICAT
• Pukë – Qafë Mali – Fierzë – B.Curri – Valbonë; B.Curri – Qafë Morini; Rruga e Kombit; Milot – Rëshen – Kukës – Qafë Morinë; Kukës – Kalaja e Dodës; Kukës – B.Curri.
• Shkodër – Koplik – Hani i Hotit; Koplik – Theth; Shkodër – Tamarë-Vermosh; Pukë – Fushë Arrëz – Iballë.
• Burrel – Qafë Buall – Bulqizë; Peshkopi – Maqellarë; Librazhd –Stërblevë – Peshkopi; Peshkopi – Kalaja e Dodës.
• Elbasan – Librazhd – Prenjas – Qafë Thanë; Pogradec – Korçë – Kapshticë; Korçë – Qafë Qarri; Ersekë-Leskovik – Tre Urat; Korçë – Voskopojë; Korçë – Dardhë; Korçë – Lozhan – Moglicë; Gramsh – Cërrik – Elbasan.
• Berat – Poliçan – Çorovodë; Memaliaj – Tepelenë – Gjirokastër – Kakavijë; Gjirokastër – Sarandë – Qafë Botë; Vlorë – Orikum – Llogara-Himarë; Qafë Gjashtë – Sarandë.