Një deputete në parlamentin e Austrisë ka rënë pa ndjenja gjatë seancës së jashtëzakonshme, ku është diskutuar për krizën qeveritare pas hetimeve ndaj ish-kancelarit Sebastian Kurz.
Anëtarja e Partisë Social Demokratike të Austrisë (SPO) të opozitës, Eva Maria Holzleitner, i ra të fikët gjatë fjalimit të saj. Kolegët nxituan menjëherë duke i dhënë ndihmë.
Seanca është shoqëruar me debate të ashpra, pasi një dokument me akuza ndaj ish kancelarit janë bërë publike./m.j