Nga Kimete Berisha
Aktivista, a po nirthni!
Donit me na nxjerr shpirtin për Babën!
Edhe t’deknit na i kërcënonit me përdhunim, se nuk ngiheshit veç me t’gjallët tanë.
E tash, ju nër çebe tuj u dridh si thupra n’ujë, e pasardhësit e udbashave dhe familjarët e jaranave të Babës në qeveri, nxehtë, n’mëngë t’shkurta.
Bile unë e kam një batanije personale, shumë prej jush aktivista, edhe batanijet i keni kolektive-dyshe!
Ju ka Baba për qejfi, ju ka krijuar veç për me ndez diçka: turbina, zjarre, granata, gaz lotsjellës, etj.
Aktivistët fukarenjë nuk kanë dru me ndez shporetin n’shpi, por kanë vullnet me ia ndez turbinat Babës.
Mos u murtiz, çu dil prej çebes – e kryeje detyrën e vetme që di ta bësh, edhe ngat turbinave nxehesh pak!
Hukati ngapak duart se hundën ta nxen maska!
P.S. Kanë qenë do batanije ngjyrë hiri që i përdornim gjatë luftës, i quanin “batanije kali:, nuk e di pse,
veç e di se me t’prek direkt n’trup, si zhiva ta digjnin trupin, ama kanë qenë waterproof, nuk depërtonte n’to as shiu, as bora, as era…me na pas furnizu Baba me to…selamet.