Një konflikt për motive të dobëta ka bërë që 2 persona të përfundojnë në spital në Vlorë.
Mësohet se shtetasit Kujtim Saliaj dhe Jeton Hoxha për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “24 maji” teksa mësohet se ata kanë përdorur thika.
Si pasojë e konfliktit, të dy personat e përfshirë kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spital ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.10.2021, rreth orës 19:00, në lagjen “24 Maji”, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse me njeri-tjetrin shtetasit K. S., 63 dhe J. H., 48 vjeç të dy banues në Vlorë.
Si pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas, të cilët ndodhen në Spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.