Ky është momenti kur shqiptari i plagosur nga policia greke kryen manovra në rrugë. Pamjet janë publikuar nga mediat greke “Kathimerini”. Ngjarja ka ndodhi në qendër të kryeqytetit të premten e kaluar.
Këtu shihen lëvizjet e 35-vjeçarit i cili përpiqet t’i shpëtojë policisë. Ai refuzon t’i përgjigjet thirrjes së efektivëve duke përplasur me makinë motorin e policisë dhe për pasojë mbeti i lënduar një efektiv.
Shqiptari po udhëtonte me një makinë Peugeot të vjedhur. Patrulla e policisë ishte informuar nga një qytetare. Vetë shqiptari mbeti i plagosur pasi një polic i patrullës qëlloi me armë në drejtim të tij, duke i shkaktuar një plagë në këmbë. Më herët 35-vjeçari shqiptar është hetuar për trafik droge dhe vjedhje.
/a.r