Sali Berisha do ta vijojë ditën e sotme turin e takimeve me demokratët e Kukësit.
Berisha ka ftuar anëtarësinë që t’i bashkohet foltores për një “Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”.
Takimi me demokratët e Kukësit vjen pas atij të Elbasanit.
Berisha ftoi demokratët që të firmosin peticionin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar, ku kërkon largimin e Lulzim Bashës nga kryetar i partisë, të cilin e bën përgjegjës për humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje dhe për pazar me Kryeministrin Rama.
Pas Kukësit, Berisha pritet të takohet te premten edhe me demokratët e Korçës.
/a.r