Deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaron se kryeministri Edi Rama ka urdhëruar rikthimin në parlament të paketës anti-shpifje, që është kritikuar nga institucionet ndërkombëtare të medias.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Vokshi theksoi se Rama po provon çdo ditë se e ka forcuar kontrollin absolut mbi median për të qeverisur i qetë mes krizash të sajuara e për të vjedhur edhe qindarkën e fundit në buxhetin e shtetit.
Mes të tjerash demokratja ka publikuar dhe reagimin e europarlamentarit David Lega.
REAGIMI I VOKSHIT
Për fjalën e lirë!
Censori i gazetarisë në Shqipëri, Edi Rama ka urdhëruar rikthimin në parlament të paketës anti-shpifje, të kritikuar me forcë nga të gjitha institucionet europiane dhe organizatat ndërkombëtare të medias.
Edi Rama po provon çdo ditë se e ka forcuar kontrollin absolut mbi median për të qeverisur i qetë mes krizash të sajuara e për të vjedhur edhe qindarkën e fundit në buxhetin e shtetit.
Europarlamentari David Lega ngre shqetësimet e tij për rikthimin e paketës “antishpifje” për shqyrtim në kuvend pa marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias.
#liriaefjalës
#liriaeshtypit
#kundërpaketëssëcensurës
g.kosovari