Vidhen disa dookumenta të Qarkut të Vlorës.
Burime bëjnë me dije se rreth orës 23:30, tek Pallati i Kulturës, Vlorë, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, ka vjedhur me thyerje në zyrat e qarkut, ku ka marrë disa dokumente.
Ende nuk dihet se si ka hyrë ky shtetas brenda ambienteve të Këshillit të Qarkut dhe përse i ka vjedhur dokumentat. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe grupi hetimor që po punon pë identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r