Gjykata ka paranuar ditën e sotme kërkesën e ish-gjyqtares të Krujës Enkelejda Hoxhës dhe 9 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar.
Me pranimin e Gjykimit të Shkurtuar, do të thotë që gjykata do marrë vendimin me vetëm provat e siguruar deri më tani dhe nuk do të thellohet më tej. Kështu Enkeleda Hoxha përfiton uljen e 1/3 së dënimit përfundimtar.
Hoxha u arrestua me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale.
Mes të arrestuarve janë, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi./m.j