Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Greqi, ku shënjestër ka qenë një 34-vjeçar shqiptar.
Ngjarja sapo është bërë publike nga policia greke, ndërsa ka ndodhur një ditë më parë.
Mediet fqinje raportojnë se atentati ka ndodhur në urën e Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës, ku persona të paidentifikuar kanë plagosur me armë zjarri shqiptarin.
Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Gentimatas”, ndërsa rezulton një person me precedentë të shumëfishtë penale për trafik droge, grabitje dhe vjedhje. Ai është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku shqiptari shihet i shtrirë në tokë, menjëherë pas ngjarjes./m.j