Covid-19 përpos komplikacioneve te ndryshme të shëndetit, shkakton edhe probleme tek sytë, siç janë hemorragjitë e ndryshme apo dhe paralizat faciale. Sipas okulistes, Nora Burda këto pasoja shfaqen tek moshat e treta kryesisht, por nuk përjashtohen dhe grupmoshat e reja.
Mbushet syri komplet me gjak, është si pasojë e Covidit pasi hollohet gjaku rritet D-Dimeri, bëhen enët më të thyeshme, inflamacione të sipërfaqes okulare, inflamacione të nervit optik dhe inflamacione të retinës. Janë bërë studime në Azi, Kinë dhe në SHBA dhe kam parë raste që kanë qenë pacientët me Covid, kanë ardhur nga konsulta e neurologut dhe kanë paralizë faciale. Efektet anësore shfaqen tek moshat e treta, por nuk përjashtohen as grupmoshat nga 18 deri në 35-45 vjeç”, është shprehur mjekja okuliste Nora Burda.
Për shkak të problemeve që lidhen edhe me ndryshimet klimatike, janë shtuar inflamacionet alergjike të syve, ndaj specialistët rekomandojnë qytetarët të mos tregohen neglizhentë.
“Në qoftë se pacientët kanë shenja kruarje, lotim, shpim në sy, bezdi, fotofobi, bezdi nga drita. I rekomandojmë që të vijnë të vizitohen që të marrin trajtim sepse është e rëndësishme që këto të mjekohen në kohë”, është shprehur ajo.
Vitet e fundit ka shifra në rritje të fëmijëve që kanë probleme me shikimin nga rrezatimet e pajisjeve elektronike dhe duke marrë shkas nga kjo specialistët apelojnë prindërit për më shumë kujdes.
/a.r