Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ka qenë një çift ish-bashkëshortësh të cilët janë ndarë para 17 viteve Zefi dhe Terezina.
Zefi ka treguar se ka punuar gjithë jetën për të ndërtuar shtëpinë e tyre dhe si përfundim nuk e ka shijuar asnjëherë sepse pasi u nda nga gruaja e tij në 2004 dhe ngeli pa shtëpi pasi ia mori ish-bashkëshortja Terezina.
Ai shprehet se i ka kryer të gjitha detyrimet që i ka lënë gjykata si për ish-gruan dhe për vajzën ku thotë se të gjithë pensionin ushqimor ia ka ruajtur në bankë.
Terezina tregon se kur u martuan në 1995 Zefi nuk kishte asnjë gjë përveçse dy valixhe me rroba. Pasi u martuan ka shkuar tek nëna e vetë sepse nuk kishin ku shkonin.
Vëllai i jep Terezinës 100 mijë Lekë merr dhe pjata e lugë me vete dhe gjejnë një shtëpi me qira për të jetuar. Ajo tregon se Zefi ka qenë i martuar më parë dhe nuk e ka ditur.
Terezina: Me Çfarë të mora, i kishe paret ti? Kishe shtëpi kund? Në rrugë të madhe të mora.
Zefi: Jo nuk më more në rrugë të madhe se nuk kam qenë prostitutë unë.
Terezina: Kur ke pasur gruan më përpara, ku ishe ti, a ishe me të në shtëpi? Pse s’më çove dhe mua tek shtëpia. Ka qenë i martuar me 3 fëmijë zonja Eni dhe unë nuk e kam ditur. Pas 4 muajsh e zbulova se ka qenë i martuar. Kur kam vënë kurorë me të ka qenë i pasaportizuar vetëm. Gruas se parë i ka lënë 10 dylym tokë, shtëpi dhe nuk e kam ditur. Kur e pa që po më ndihmonin vëllezërit e mi që merreshin me naftë.
Zefi mohon ti ketë marrë Lekë vëllezërve të saj dhe thotë se ia ka dalë vetë me forcat e veta. Terezina tregon se kur ai shkoi në Itali e kanë ndihmuar dhe pritur njerëzit e saj. 7 vite martesë ata kanë ndërruar 11 shtëpi me qira duke mos u rehatuar kurrë.