Shërbimet e Policisë Skrapar kanë arrestuar dy persona, pasi akuzohen se përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.
Së bashku me punonjësit e OSHEE-së, uniformat blu organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., në Gjerbës, ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Në përfundim të veprimeve, këta dy persona përfunduan në pranga.
/a.r