Dy turistë nga Belgjika kanë humbur rrugën sot duke eksploruar në zonën e Lekbibaj në Tropojë.
Bëhet fjalë për një vajzë 26-vjeçare dhe dhe një djalë 25 vjeç, ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar në këmbë duke dalë nga terreni i vështirë.
Për shkak të dëmtimeve turistët kanë telefonuar policinë, të cilët u kanë shkuar në ndihmë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë nisën menjëherë kërkimet dhe turistët u gjetën pas disa orësh në vendin e quajtur “Stakaj”. Të dy personat tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
/a.r