Përkeqësohet gjendja shëndetësore e presidenti çek, Miloš Zeman.
Ai është dërguar me urgjencë në spital, vetëm një ditë pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare.
Zeman po mbahet në kujdes intensiv në Spitalin Ushtarak në Pragës.
Drejtori i Spitalit Qendror Ushtarak të Pragës, Mirosllav Zavoral, tha për gazetarët më 10 tetor se diagnoza e Zemanit nuk do të bëhet publike për opinionin.
Zeman u takua me kryeministrin Andrej Babis në rezidencën e tij jashtë kryeqytetit çek, për të diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën një ditë më pare, e ku partia e Babis humbi ndjeshëm mbështetjen e votuesve.
/a.r