Justin Bieber ka folur së fundmi rreth dëshirës së tij për të pasur fëmijë, me bashkëshorten e tij, supermodelen Hailey Bieber. Këngëtari 27-vjeçar ka thënë në dokumentarin e tij “Justin Bieber: Our World” se në një të ardhme jo shumë të largët, mendon të krijojë familje me modelen 24-vjeçare.
“Qëllimi im për vitin 2021 është që të vazhdojë të arrijë qëllimet dhe të argëtohem teksa i arrij ato. Do të sigurohem po ashtu që në radhë të parë ta kem familjen dhe të nis diçka të re në këtë drejtim” thuhet ne dokumentarin e Bieber. Në dhjetor të vitit të kaluar, krijuesi i hitit ‘Peaches’ pranoi se Hailey përfundimisht do të vendosë për planet e tyre afatgjata familjare.
Pavarësisht kësaj, Justin ka deklaruar se Hailey dëshiron te arrijë disa gjëra para se ta kthejë fokusin e saj drejt familjes. Ndërkohë, në vitin 2019, supermodelja kishte deklaruar se nuk dëshiron të ketë fëmijë për të paktën edhe disa vjet.
/a.r