Gazeta më e madhe serbe Blic.rs nuk e ka përjetuar aspak mirë mesazhin e tifozëve në takimin Suedi-Kosovë ku u shpalos një banderolë “Kosova është Shqipëri”.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Friends Arena” ku ishin të pranishëm rreth 7 mijë tifozë shqiptarë. Gazeta serbe e ka cilësuar si një skandal të madh që ka ndodhur në sy të Europës.
“Mesazhe skandaloze në ndeshjen mes Suedisë dhe të ashtuquajturës Kosovë! UEFA nuk ka tolerancë ndaj mesazheve politike, kështu që mbetet për t’u parë se çfarë masash do të marrë në rastin e tifozëve të Kosovës.