18-vjeçarja Aleyna Aggul, ra nga një apartament i katit e pestë në Igdir, Turqi, duke humbur kështu jetën. Gjatë kontrollit të policisë në apartamentin e saj, u gjet një shënim i Aggul, ku shkruhej “Gokhan Argin është përgjegjës për vdekjen time”, duke inkriminuar 42-vjeçarin, i cili është edhe babai i të dashurit të saj.
Sipas mediave të huaja, Gokhan dyshohet se përfitoi nga e reja pasi pa fotot e saj nudo në telefonin e djalit të tij. Ai thuhet se e thirri Aleynan në zyrën e tij ku akuzohet se e shantazhoi nëpërmjet fotove dhe e abuzoi seksualisht.
18-vjeçarja kishte bërë një ankesë në polici vetëm një ditë para vdekjes së saj. Ndërkohë, vetë Gokhan Argin pohoi gjithashtu se kishte pasur një marrdhënie me të dashurën e djalit të tij, pasi dolën në dritë më shumë detaje në lidhje me çështjen. Pas hetimeve të policisë, Gokhan u akuzua për nxitje vetëvrasjeje, shantazh, plagosje të qëllimshme, kërcënim, fyerje, shkelje privatësie dhe abuzim seksual.
“Nuk ishte një vetëvrasje, ata komplotuan kundër vajzës sime. Nuk kishte kocka të thyera në trupin e saj, vetëm një goditje në pjesën e pasme të kokës. Ata vranë vajzën time dhe e lanë atje. Ata e hodhën nga kati i fundit i ndërtesës dhe e bënë atë të dukej si vetëvrasje”, tha babai i viktimës.
Hetimet janë në vazhdim, ndërkohë në vend pritet të mbahen protesta në lidhje me ngjarjen./m.j