Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33 vjeçare. Sipas policisë, shtetësja me inicialet S.K. është dënuar nga gjykata për “trafikim të të miturve”.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve””, njofton policia./m.j