Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar sot një historike në Hungari duke u dhënë kuqezinjve mundësi reale për të shkuar drejt Botërorit 2022.
Pas sfidave të sotme, Shqipëria është përsëri e dyta në grup, me 15 pikë të arritura deri tani në kualifikueset e Botërorit 2022, falë 5 fitoreve e vetëm 2 humbjeve në 7 ndeshjet e luajtura.
Para kuqezinjve është me 19 pikë vetëm Anglia e cila mposhti me shifrat 5-0 skuadrën e Andorrës.
Ndërkohë, 1 pikë pas kuqezinjve është Polonia, rivali i radhës i Shqipërisë, që mundi po 5-0 San Marinon para duelit që do të luajë në ”Air Albania” të martën.
HUNGARI-SHQIPËRI 0-1
80’ Broja
ANDORRA-ANGLI 0-5
19’ Çilluell, 40’ Saka, 59’ Abraham, 79’ Uard-Pros, 86’ Grilish
POLONI-SAN MARINO 5-0
11’ Sviderski, 20’ (ag) Palaci, 51’ , 90+1’ Piontek, 84’ Buksha
TE MARTEN
ANGLI-HUNGARI 20:45
SHQIPERI-POLONI 20:45
SAN MARINO-ANDORRA 20:45